Ti duhan pirës a ke të drejtë ti bësh keq vetës dhe të tjerëve
Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifikuar apo jo të modifikuar gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun.
Nikotina
Nikotina, është alkaloid helmues me erë të keqe, që gjendet në gjethet e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor.
Nikotina është ndër alkaloidet kryesore e cila gjendet në gjethe dhe në rrënjët e duhanit. Në gjethe të duhanit edhe alkaloide të tjera. Në gjethe të thara të duhanit gjenden 4-5% nikotinë. Ajo nuk gjendet e lire por e komponuar me acidin citric dhe atë malik. Nikotina është lëng vajor, ka aromë duhani, në ujë tretet mirë.
Përdoret në mjekësi dhe në veterninari. Në sasi të vogla, nikotina shërben stimuluese e frymëmarrjes, ndërsa në sasi të mëdha rreth 40 mg shkakton paralizën e frymëmarrjes dhe vdekje. Shërben si insektmbytës në veterinari, për sëmundje parazitore të lëkurës. Në industri kimike shërben për përfitimin e acidit nikotinik dhe të amidit të tij, të cilat janë vitamina të rëndësishme të kompleksit të vitaminave B.
Mjerisht duhani, si bartës i nikotinës, më tepër e dëmton shëndetin e njeriut. Sot konsiderohet droga më e lirë që përdoret në masë të madhe. Përveç nikotinës, tymi i duhanit përmban edhe lëndë gazore helmuese të forta, siç është monoksidi i karbonit dhe dioksidi i karbonit i cili e vështirëson frymëmarrjen normale. Si pasojë e thihtjes së duhanit llogaritet se në vit vdesin rreth 3 milionë njerëz. Nikotina llogaritet edhe si drogë, sepse organizmi ambientohet me të, duke u bërë vartës i saj. Ky proces i vartësisië ndaj nikotinës më lehtë bëhet te popullata rinore, ku edhe pasojat zhvillimore, intelektuale dhe shoqërore janë të mëdha.
Ligji i duhanit
Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pierjes së duhanit. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007.
Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjne me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura dhe ndaliimin e reklamës që duhanit.
Pasojat e shkeljes së ligjit
Nese ndokush kapet duke pirë duhan në një mejdis të mbyllur gjoba i vendoset pronarit të mjedisit dhe shkon deri në 50 000 lekë[1]. Ndërsa për reklamet gjoba shkon deri në 3 milion lekë. Ky ligj mund të konsiderohet si një nga sukseset më të mëdha të shëndetit publik.
Hartimi dhe miratimi i ligjit
Ligji është hartuar në bashkepunim me Organizaten Botërore të Shëndetësisë dhe një meritë të veçantë për hartimin dhe miratimin e tij e ka pika fokale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kontrolin e duhanit Dr. Roland Shuperka i cili punon në Institutin e Shëndetit Publik.
Letër për duhan pirësit
I nderuar i semure!
Po te drejtohem keshtu, sepse sic pranohet tashme boterisht nje bashkejetese e shendetshme me duhanin nuk mund te ekzistoje.Sado shendet te plote te mendosh qe gezon efektet e cdo cigare qe pin nuk mund te kalojne paperfillshem.Duke filluar kryesisht nga sistemi frymemarrjes e ai kardiovaskular,thuajse te gjitha sistemet e trupit preken nga duhani. Rreth 25% e duhanpireseve eshte vene re te mbyllin jeten e tyre ne nje moshe te re.Sipas statistikave te kryera ne vitet 1950-1975 10 milion njerez kane vdekur si pasoje e semundjeve te shkaktuara nga duhani,nderkohe qe ne vitet 1975-2000pritej qe kjo shifer te kapte vleren 50 milion.
Mendoni se kaq e pavlere eshte jeta?
Kanceret perbejne grupin kryesor te semundjeve te shkaktuara nga duhani.Duke filluar nga kanceri i mushkerive, rrugeve te frymemarrjes, faringut, laringut, gojes, gjuhes, rruget e sistemit te tretjes, stomakut, pankreasit, veshkave, fshikzes se urines, dhe mitres tek femrat, eshte bere e ditur te shkaktojne 30% te vdekjeve; ndersa 90% e vdekjeve nga kanceri I mushkerive eshte pasoje e duhanit. Nje pakete cigare ne dite eshte vene re te rrise 20 here rrezikun e kanerit te mushkerive. Cdo cigare e konsumuar eshte nje hap drejt vdekjes!! Duhani eshte gjithashtu shkaku kryesor i bronshitit kronik dhe amfizemes. Probabiliteti I vdekjes nga bronshiti kronik: nga 3/100000 qe eshte tek mospiresit e duhanit, tek ata qe konsumojne me shume se nje pakete ne dite kap raportin 114/100000. Per me teper duhani duke demtuar sistemin imunitar te mushkerive rrit keshtu prevalencen e cdo lloj infeksioni ne kete zone.(Zaturee,bronshit etj.)Kush deshiron ta mbylle jeten e tij ne shtrat pa fryme?
Semundjet koronare te zemres dhe hipertensioni jane me te shpeshta tek duhanpiresit, si dhe rreziku I krizave te zemres rritet trefish. Me ndikimin e hormoneve nga duhani vihet re nje rritje impotence e steriliteti te meshkujt e rrezik deshtimi e lindjeje te parakohshme tek femrat shtatzene.
Cfare permban nje cigare?
Sic dihet cigarja perbehet nga duhani, letra, filtri dhe nga dis materjale shtese. Por gjate prodhimit i shtohet dhe perberes te tjere si pesticide, fertilizer dhe materiale disinfektimi. Tymi i cigares permban rreth 4000 lloje kimikate nga te cilat 2000 jane helme.
Disa nga kimikatet qe permban tymi i duhanit:
+Karbonmonoksid: tymi i makinave,
+Arsenik: helm,
+Metanol: gazi qe perdoret nga raketat,
+DDT: ilac kunder insekteve,
+Kadmium: bateri makine,
+Gaz Butan: gaz cakmaku,
+Aceton: shkrires kimik,
+Naftalin: ilac tejash,
+Amoniak: pastrues kimik,
Disa nga kancerogjenet qe permban duhani:
Tymi i duhanit permban rreth 60 lloje kancerogjenesh,nje pjese te vogel e te cileve jane rradhitur me poshte:
+ Styrene,
+ Benzen,
+ Nitrozaminat,
+ Formaldehid,
+ Hidralazin,
+ Vinil klorur,
+ Nikel,
+ Kadmium,
+ Arsenik,
+ Polonium,
+ Hidrokarburet aromatike policiklike
A keni te drejte tia beni keto femijeve tuaj?
Duhani demton jo vetem duhanpiresit po dhe ato qe i rrethojne. Eshte zbuluar se edhe pirja pasive e cigares rrit rrezikun per semundjet e lartpermendura.