Neword
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithqka ktu
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 32 Zbulimet e vitit 2008

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 58
Join date : 13/01/2009
Age : 34

32 Zbulimet e vitit 2008 Empty
MesazhTitulli: 32 Zbulimet e vitit 2008   32 Zbulimet e vitit 2008 EmptySat Jan 24, 2009 11:54 pm

Nga një shërbim i ri testi gjenetik, tek një pelerinë që të bën të padukshëm, tek një sistem biçikletash publike, për të arritur tek gradaçela lëvizëse. Këto janë disa nga shpikjet e vitit që po lëmë pas

32 SHPIKJET e 2008-ës

1. Testi i ADN-së

Viti 2008 ka sjellë risinë më të mahnitshme në fushën e gjenetikës dhe të mjeksisë. Tashmë ekzistojnë kompani të specializuara, të afta për të zbuluar sekretet tuaja gjenetike. Një test i thjeshtë pështyme apo i një fije të flokut mund të analizojë me imtësi dispozitat tuaja mbi më shumë se 90 veçori apo sëmundje të mundshme, që nga rënia e flokëve deri tek verbëria. Këtë vit nuk quhet arritje testi i ADN-së, por fakti që tashmë ai është bërë i prekshëm dhe me kosto të përballueshme për këdo. 600.000 përcaktuesit gjenetikë, të cilët identifikohen dhe interpretohen me anë të testit, përbëjnë "paraqitjen tënde dixhitale". Me fjalë të tjera, është i gjithë informacioni përtej imazhit që mund të shikosh në pasqyrë.

2. "Tesla Roadster"

Makinat elektrike kanë qenë gjithmonë miqësore, jo të zhurmshme dhe të pastra - por përfundimisht aspak seksi. Tesla Raodster ka ndryshuar gjithçka. Një makinë sportive e furnizuar me bateri e cila kushton 100.000 $ dhe arrin deri në një shpejtësi prej 200 km/orë, Roadster ka entuziazmuar shumë njerëz të apasionuar pas makinave ekologjike, që në vitin 2003 kur u bë publike për herë të parë. Shumë artistë si George Clooney, i janë bashkuar listës së gjatë të personave që presin fabrikimin e kësaj makine; shumë revista prestigjoze si Ëired janë jargavitur gjatë gjithë kësaj kohe pas saj. Pas kaq vitesh ankthi dhe kurioziteti, Tesla Roadster e parë është shitur këtë vit. Kritikat kanë qenë të mahnitshme, por problemi i vetëm qëndron në faktin se edhe kjo kompani është prekur rëndë nga kriza financiare. Planet për të krijuar një makinë të bollshme elektrike me çmim ekonomik janë lënë në pritje dhe aktualisht kompania "Tesla" ka shkurtuar një pjesë të madhe të personelit.

3. Anija kozmike e studimit të Hënës

Ka shumë kohë që Amerika nuk prodhon më makinat më të mira të botës, por kur bëhet fjalë për satelitë dhe anije kozmike, asnjë nuk mund të krahasohet me të. NASA është duke e rikonfirmuar këtë fakt me anë të lëshimit të anijes kozmike IRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) në shkurt të vitit 2009. Kjo anije do të studiojë atë çfarë ka studiuar çdo anije tjetër më parë në Hënë, gravitetin, temperaturën, por gjithashtu do të kërkojë për shenja të ujit apo akullit, një burim jetësor për një bazë të ardhshme në Hënë. Ajo gjithashtu do të përpilojë një hartë të saktë 3-dimensionale të Hënës duke përfshirë të gjashtë vendet e zbarkimit të Apollos. Ky në fakt do të jetë edhe qëllimi kryesor i misionit: të vërtetojë zbarkimin e Apollos në Hënë, i cili është dyshuar gjatë gjithë këtyre viteve.

4. Depozita e farave botërore

Gati çdo shtet ka rezerva të farave kryesore, në mënyrë që prodhimtaria të mos vdesë në rast katastrofe agrikulturore. Depozita e Farave Botërore Svalbard është ndërtuar këtë vit në një ishull të Spitbergen, në një zonë të thellë veriore të Norvegjisë dhe konsiderohet si rezerva e rezervave. Në fakt, është diçka shumë e nevojshme, pasi gjysma e bankave të farave në vendet më të zhvilluara janë në rrezik të lartë, jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga paqendrueshmëria e përgjithshme. Depozita mund të mbajë deri në 4.5 milion kampionë, të cilat do të ruhen në ambient të thatë në një temperaturë optimale deri në -18oC. Edhe nëse do të ketë difekte të ndryshme në makineritë e Depozitës, klima e Arktikut duhet t'i rruajë ato të padëmtuara për mijëra vjet. Vetëm duhet të shpresojmë që edhe mbas kaq shumë kohe t'i pëlqejmë akoma drithërat.

5. Plumba që sulmojnë plumbat

Mendoni për Sistemin Aktiv të Sigurisë së Ushtrisë, si ajo e ushtarëve të "Lufta e Yjeve", e krijuar për t'i mbrojtuar ata nga granadat e lëshuara nga raketat dhe nga rreziqe të tjera me trajektore të shkurtër. Sistemi i Sigurisë së Raytheon do të jetë i aftë të identifikojë një plumb apo çfarëdo sulmi në një trajektore të caktuar dhe më pas të lëshojë një raketë për ta asgjesuar atë, proces i cili nuk do të zgjasë më shumë se një gjysëm sekondi. Nëse plani funksionon, pajisjet ushtarake të së ardhmes do të nisen për të luftuar me shumë pak ushtarë.

6. Interneti hapësinor

Në hapësirë asnjë s'mund të të dëgjojë nëse ulëret. Por, do të jeni të aftë të dërgoni një e-mail falë protokollit të ri të krijuar për të lejuar përdorimin e internetit atje. Është e vështirë të mbash një lidhje të qëndrueshme në hapësirë, kështu që interneti interplanetary do të jetë i karakterizuar nga vonesa dhe shkëputje të shpeshta. Në shtator, ky protokoll është përdorur nga një satelit për të dërguar online, fotografitë e nxjerra në hapësirë.

7. Kompjuteri më i shpejtë i botës

Më 26 maj, në orën 3:30 të mëngjesit, një superkompjuter me vlerë 133 milion $ i quajtur Roadrunner, kaloi barrierën e paimagjinueshme: 1 kadrilion përllogaritje në sekondë. I ndërtuar nga IBM për Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, Roadrunner do të përdoret kryesisht për të simuluar efektin e plakjes në armët bërthamore.

8. Nafta e gjelbërt

Sikur të mos ekzistonte ky problem i bezdisshëm i ndryshimit klimatik, nafta do të vazhdonte të ishte një burim i madh fuqie. Është e dendur me energji, portative dhe relativishte e lirë. Po t'i heqësh karbonin do të ishte perfekte dhe është pikërisht ky qëllimi i studiuesve të Universitetit të Arizonës. Milton Sommerfield dhe Oiang Hu kanë punuar për vite me rradhë për të rritur alga, të cilat të shndërrohen në biokarburant, i cili do të ishte identik me naftën. Karburanti do të ishte pikërisht pa karbon, pasi algat e konsumojnë dioksidin e karbonit gjatë rritjes. Ndryshe nga drithërat tradicionalë dhe kallamëve të sheqerit - dy bimë të përdorura deri më sot për biokarburant - algat nuk mund të hahen, kështu që po t'i përdorësh ato nuk do të thotë të shkurtosh furnizimet ushqimore. Përveç këtyre studiuesve, sot ka shumë kompani në botë, të cilët po punojnë për të nxjerrë në treg karburantin ekologjik dhe t'i rikthejnë atij dinjitetin e dikurshëm.

9. Kompjuter me kujtesë aktive

Shkencëtarët e kanë ditur prej 37 vjetësh që ishte e mundur, megjithatë iu desh një kohë shumë e gjatë për të krijuar një makineri me kujtesë aktive, një lloj të ri qarku, i cili e mban mend historinë e tij edhe kur është i fikur. Një aplikim i mundshëm i kësaj makinerie: Një kompjuter me kujtesë, i aftë të ndriçohet në sekondë si një llampë, pa asnjë mekanizën në prizë apo bateri.

10. Dora bionike

Dorës së parë bionike të nxjerrë në treg iu desh shumë kohë dhe shumë punë për t'u zhvilluar. I krijuar nga Touch Bionics, dora është multi-artikuluese, d.m.th. çdo gisht ka motorin e tij. Duart artificiale janë shpesh herë si ganxha, të afta të kryejnë vetëm hapje dhe mbyllje të dorës, por gjymtyra e re ka aftësi të kryejë veprime më delikate dhe të rëndësishme, si p.sh. kapja e një karte krediti apo mbajtja e objekteve të holla. Ajo gjithashtu të lejon të mbash edhe objekte të mëdha, si një filxhan të madh kafeje. Studimet për këtë makineri kanë lindur në Britaninë e Madhe që në vitin 1960. Tashmë ajo përdoret nga mijëra persona rreth e qark botës. Qëllimet e reja të Touch Bionics? Një protezë e kyçit të dorës, proteza të gishtërinjve dhe një krah të plotë bionik.

11. Kulla dinamike

Secili nga 80 katet e gradaçelit lëvizës - i mbushur me zyra, një hotel dhe apartamente në katet e fundit - do të rrotullohet 360o, secili në shpejtësi të ndryshme. Gradaçeli është krijuar nga një arkitekt italian, Davis Fisher dhe është ndërtuar në Dubai (një tjetër është planifikuar të ndërtohet në Moskë). Kulla parafabrikat, e shtryrë nga era, do të arrijë një kosto prej 700 milion $. Rezidencat në të do të shiten nga 3.7 milion $ deri në 36 milion $. Ndërtesa do të përfundojë në vitin 2010.

12. Roboti lëvizës i zhdërvjellët dhe social

Nexi, është i pari në një klasë robotësh e krijuar në Laboratorin MIT dhe quhet MDS (mobile, dexterous, social). Nexi është, ose më saktë do të jetë i aftë të lëvizë me anë të rrotave (për këtë arsye quhet lëvizës) dhe mund të kapë objekte (i zhdërvjellët). Por, veçoria e tij më mahnitëse është fytyra e tij gati njerëzore, edhe pse pak frikësuese, e cila është e aftë të shprehë shumë lloje emocionesh (social).

13. Mars Rover

Dy makineritë e fundit (Rover) të dërguara në mars nga Shtetet e Bashkuara janë ende duke punuar, edhe pas katër vjetësh. Makina e re, Mars Science Laboratory (emri më i shëmtuar i mundshëm për një makinë Rover) është edhe më e fortë. Do të lëshohet në vitin 2009, është 2.7m e gjatë, punon me një copë plutoniumi dhe mund të mbajë një peshë deri në 80kg. instrumentesh shkencore, duke përfshirë një pushkë neutroni me të cilën goditet toka për të identifikuar akullnaja të mundshme dhe jo marsianët.

14. Sistemi i bicikletave publike të Montrealit

Kur shumë njerëz përdorin një burim të përbashkët, si p.sh. një sistem publik dhe të lirë për të marrë biçikleta me qera, kanë tendecë të abuzojnë me të. Kështu që kur qyteti i Montrealit krijoi Sitemin Publik të Biçikletave të quajtur Bixi, krijuesit investuan mbi të, të gjithë teknologjinë e mundshme në një tentativë për të parandaluar padrejtësitë. Mbajtësja modulare e biçikletave drejtohet nga një sistem në rrjet dhe fuqizohet me energji diellore. Biçikletat janë të ndërtuara me komponentë shumë të fuqishëm për t'u rezistuar përplasjeve të forta që padyshim do të pësojnë dhe gjithashtu janë të pajisura me një etiketa RFID në mënyrë që të jenë lehtësisht të gjetshme. Sa keq që nuk mund të rimodelojnë edhe njerëzit që i përdorin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shko-lexo.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 58
Join date : 13/01/2009
Age : 34

32 Zbulimet e vitit 2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 32 Zbulimet e vitit 2008   32 Zbulimet e vitit 2008 EmptySat Jan 24, 2009 11:55 pm

15. Loja e krijimit

Është një blasfemi, mrekulli ose ndoshta të dyja bashkë, të përdorësh të gjithë evolucionin e specieve - që nga organizmat njëqelizore në një pikë uji, deri tek qëniet e ndjeshme që eksplorojnë galaktikat dhe studiojnë hapësirën - për të krijuar një videogame. Kjo është ajo çfarë Ëill Ëright ka bërë. Ëright është personi që krijoi The Sims, një lojë rreth jetës së përditshme në periferi, por mesa duke ai ka menduar se panorama e mrekullueshme e zbulimeve njerëzore është shumë më tërheqëse dhe për këtë arsye punoi shtatë vjet për të krijuar Spore, një lojë në të cilën mund të ndërtosh jetën tënde dhe më pas të menaxhosh çdo aspekt të progresit të saj përgjatë shekujve, nga njerëzit e egër deri tek civilizimi.

16. Organizmi sintetik

Njeriu bën jetën! Ose pak a shumë. J. Craig Venter, hartograf i genomit njerëzor, arriti një sukses tjetër në gjenetikë kur krijoi genomin e një organizmi të gjallë nga një grumbull përbërjesh të krijuara nga njeriu. Edhe pse zgjodhi një organizëm me genomin më të vogël në botë, të ngjisësh më shumë se 582.000 çiftë bazë nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Venter akoma nuk ka arritur :të zgjojë produktin e tij njëqelizor për të vërtetuar se është i gjallë, por ai parashikon se kjo do të jetë e mundur vitin e ardhshëm. Sapo të ndodhë, ai thotë se do të jetë e mundur të përziesh dhe të bashkosh genome të ndryshme për të krijuar një listë të pafund organizmash, të cilat mund të performojnë të gjitha llojet e magjive molekulare, nga kthimi i sheqerit në karburant, tretjen e pilulave vajore në oqean, deri tek krijimi i kurave për sëmundje të ndryshme. Kujt i duhet evolucioni?

17. Gradaçel që nuk bën hije

Ndërtesat shumë të larta janë të vështira për t'u shitur në Paris. Qytetarët nuk dëshirojnë që qyteti i tyre i dashur me lartësi jo shumë të mëdha të duket si New York apo Houston. Për këtë arsye, arkitektët zviceranë Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron iu desh të fitonin kundër komshijve skeptikë për të ndërtuar kullën e tyre 50 katëshe. Projekti "Trekëndësh", një kombinim hoteli dhe zyrash, është gradaçela e parë e aprovuar për t'u ndërtuar në Paris që nga ligji i vjetër 31-vjeçar, i cili ndalon ndërtimet e larta në qendër të qytetit. Duke përdorur modelimin në kompjuter, krijuesit e "folesë së zogjve", stadiumit Olimpik në Pekin, ideuan një ndërtesë befasuese: një trekëndësh i hollë prej xhami dhe çeliku, e cila nuk do të krijojë në asnjë moment hije në rrugët rreth tij. Piramida është një nga format më të vjetra të ndërtimit, por një trekëndësh i hollë? Kjo është e re. A do të jetë kjo forma e së ardhmes?

18. Lente kontakti bionike

Universiteti i Washingtonit, Babak Parviz, ka krijuar një lente kontakti prototip "bionike", e cila krijon një shfaqje në fushën vizuale të përdoruesit të saj, si p.sh. imazhe, harta, të dhëna etj., të cilat duken sikur të fluturojnë para syve. Lentja funksionon duke përdorur një sistem LED shumë të hollë, i fuqizuar nga qelizat diellore dhe një marrës frekuecash radiofonike. E pabesueshme!!!

19. Garuesi më i shpejtë me LZR

Nëntëdhjetë e katër përqind. Kjo është përqindja e Garave Olimpike të notit të fituara në Pekin nga atletë të veshur me LZR, një kostum që duket si lëkurë e dytë, i cili është i pari i krijuar me tegela të lidhur në mënyrë ultrasonike. Kostumi LZR, i cili është krijuar nga ekspertët e Nasa-s, është i ngjitur me një korse për të lehtësuar lëvizjen dhe ndërtohet me pëlhurë të presuar, e cila nuk i lejon muskujt të vibrojnë në ujë. Të gjitha këto cilësi i kanë siguruar fitoren Michael Phelps-it, një rekordmen historik për tetë herë rresht. Megjithatë, ai kishte veshur vetëm gjysmën e poshtme të kostumit, për të evituar shtrëngimin e shpatullave, ndërsa garuesi i cili fitoi medaljen e argjendtë kishte veshur të gjithë kostumin. Kjo të bën të mendosh se sa shpejt mund të kishte notuar Michael sikur të kishte veshur të gjithë kostumin…

20. Fotografia në flluskë

Për të arritur të evidentojnë makinat në një garë shpejtësie marramendëse, duke fokusuar edhe panoramën e përëndimit Hawaian apo malet alpine në sfond, një fotograf në mënyrë të palëvizshme fotografon peisazhet nga çdo kënd dhe më pas i ngjit ato me njëra tjetrën duke formuar "flluska", ose sfonde virtuale foto-realiste. Një regjizor mund të përdorë këtë taktikë për të xhiruar një film epik me një buxhet minimal (edhe pse kjo nuk do t'i garantojë suksesin e filmit).

21. Pelerina që të bën të padukshëm

Shkencëtarët e Berkeley UC, kanë ecur me hapa gjigantë drejt realizimit të qëllimit të tyre për ta bërë maskimin e Harry Potterit, një zgjedhje reale. Ato kanë ideuar dy materiale të reja - njëra duke përdorur një rrjetë me shtresa metalike, tjetra duke përdorur tela të hollë argjendi - të cilat as nuk e thithin dhe as nuk e reflektojnë dritën, por e kthejnë atë mbrapsht. Ligji i fizikës i përdorur në këtë rast është përthyerja (refraksioni), i cili e bën një fije kashte të duket e përthyer në një gotë me ujë.

22. Numri prim i 46-të Mersenne

Një numër Mersenne është një numër pozitiv, i cili mund të shprehet në formën 2n-1. Një numër prim Mersenne është natyrisht thjesht një numër Mersenne, i cili është prim. Kërkimi për numra Mersenne gjithnjë e më të lartë është sporti jozyrtar i matematikanëve. Numrat e 45-të dhe 46-të janë zbuluar këtë vit, ky i fundit nga skuadra e UCLA. Ky numër ka mbi 13 milion shifra.

23. Interneti i sendeve

Në shtator, një grup kompanish të teknologjisë së lartë, duke përfshirë Cisco dhe Sun, formuan Protokollin e Internetit (IP) për Aleancën e Objekteve Inteligjente. Me fjalë më të thjeshta, organizata kërkon të krijojë një lloj të ri rrjeti, i cili do t'i lejojë objektet fizikë të pajisur me sensorë (p.sh. mjetet tuaja elektroshtëpiake, makineritë e një fabrike, makinat në një qytet), të flasin me njëri-tjetrin, në të njëjtën mënyrë si njerëzit komunikojnë në internet.

24. Frigoriferi i Ajnshtajnit

Ai Albert Ajnshtajn ka patur disa ide shumë të mira - relativiteti, efekti fotoelektrik, "modeli i flokëve të ngritura lart" - megjithatë kontributi i tij në teorinë e frigoriferëve fatkeqësisht është neglizhuar. Por, tashmë jo. Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit kanë ringjalluar modelin e një frigoriferi ekologjik të krijuar në vitin 1930 nga Ajnshtajni. Në vend që të ngrijnë pjesën e brendshme të frigoriferit me Freon - një kontribues serioz i ngrohjes globale - krijimi i Ajnshtajnit përbëhet nga amonjaku, butani dhe uji. Gjithashtu, kërkon shumë pak energji. Edhe pse frigoriferi i Ajnshtajnit nuk ishte edhe aq eficent, shkencëtarët e Oxfordit e kanë perfeksionuar versionin e tij dhe mund ta besoni që shumë shpejt do të jetë konkurent i fortë në treg. Më pas do ta kujtojmë Ajnshtajnin në mënyrën që ai aq shumë do të dëshironte - si djali që pëlqente t'i mbante gjërat e ftohta.

25. Facebook-u për spiunët

Agjentët sekretë janë njerëz si të gjithë të tjerët. Janë thjesht pak më të frikshëm dhe dinë shumë informacione të klasifikuara. Pra, a nuk meritojnë edhe ata një rrjet shoqëror në internet si të gjithë të tjerët? Për këtë arsye, FBI ka lançuar në shtator një vetëm për ta "A-Space", një website i sigurisë së lartë, i tipit "Facebook", i cili është i krijuar për të inkurajuar shkëmbimin e ideve dhe informacioneve ndërmjet pjestarëve të FBI-së, CIA-s, NASA-s dhe 13 shërbimesh të tjera inteligjente të Shteteve të Bashkuara (nëse arrin t'i dish të gjithë emrat e këtyre shërbimeve sekrete do të thotë që qenke pjesëtar i A-Space). Megjithatë, në kohën e lirë do të vazhdojnë të krijojnë lidhje të reja sentimentale në Facebook si e gjithë bota.

26. Vjelësi biokimik i energjisë

Humbja e energjisë tashmë është bërë moda e shek. XX. Energjia është kudo përreth nesh, na duhet vetëm të dimë si ta përdorim atë. Ky ka qenë motivimi i Max Donelan i Universitetit Simon Fraser, për të shpikur një pajisje, e cila shfrytëzon energjinë e të ecurit. Pajisja vendoset përqark gjurit dhe lëshon energji duke përdorur të njëjtin parim që lejon makinat hibride të reciklojnë energjinë e krijuar nga frenimi. Një person i cili ecën me këtë pajisje në të dy gjunjtë mund të çlirojë deri në 5 vat energji - mjaftueshëm për të karikuar dhjetë telefona celularë - pa penguar ecjen e tij. Pajisja e Donelan-it është shpikja më gjeniale e një klase produktesh, të cilët vjedhin energji, në një kohë kur pajisjet portative si Blacberries apo iPod-et po bëhen pjesë e pandarë e jetës sonë. Nuk duhet të na shpëtojë asnjë vat energji pa e shfrytëzuar.

27. Fuqi e lindur nga era

Sa më lart të ngjitesh, aq më e fortë bëhet era. Sikur të ishim të aftë të shfrytëzonim vetëm 1% të flladit të lartësive të mëdha, do të prodhonim energji të mjaftueshme për çdo njeri mbi Tokë. Ky është pikërisht qëllimi i "Sky Windpower". Kompania e San Diegos - e themeluar nga një shkencëtar i cili zbërthente kode gjatë Luftës së Dytë Botërore - po krijon turbina ere fluturuese, të cilat mund të kapin energjinë. Ky është përkufizimi i teknologjisë së lartë.

28. Shërbimi i ri në Ping-Pong

Olimpisti gjerman, Dimitrij Ovtcharov, kryen një shërbim që nuk ka asnjë lidhje me fuqinë. Ka lidhje më shumë me të çuditshmen. Duke u përkulur deri në nivelin e tavolinës, ai afron fytyrën afër pallaskës dhe performon një kërcim me dorë para se të godasë topin drejt kundërshtarit, i cili me shumë mundësi është tepër i hutuar për t'u kundërpërgjigjur. Pikërisht ky është qëllimi.

29. Çimento që ha smogun

Merrni çimento të zakonshëm. Përzijeni atë me një agjent të quajtur foto-katalizator (dioksid titani, nëse doni vërtet ta dini), i cili shpejton procesin natyral, i cili e shpërbën smogun në komponentët e tij përbërës. Tani filloni t'i shtroni gjërat me këtë material. Pikërisht kjo është ajo çfarë po bëjnë në Segregate, një provincë italiane afër Milanos. Çimento që ha smogun quhet TX Aktiv dhe firma italiane, "Italcementi", ka shpenzuar 10 vjet për ta shpikur atë. Tashmë një rrugë në Segregate është e shtruar me këtë material dhe "Italcementi" thotë se kjo e ka ulur nivelin e oksidit nitrik në këtë zonë deri në 60%. Bonus: ndërtesat e bëra me TX Aktiv do të jenë më të pastra.

30. Shtatë mëkatet e reja kapitale

Në mars të këtij vitit, Vatikani ka rifreskuar mëkatet kapitale tradicionale të Biblës me shtatë mëkate të reja sociale. Kjo është bërë për ta evoluar listën që të jetë në sintoni me tundimet e botës moderne. Gjërat e shtuara: mëkatet bioetike, eksperimentet moralisht të dyshimta, të cilat dëmtojnë embrionin njerëzor, përdorimi i drogës, ndotja, padrejtësitë sociale, grumbullimi i pasurisë së tepruar dhe shkaktimi i varfërisë.

31. Shenja gishtërinjsh të zmadhuara

Fizikanti anglez John Bond krijoi një teknikë për të analizuar shenjat e gishtërinjve në një armë edhe pasi është pastruar mirë. Djersa e gërryen metalin, kështu që Bond aplikoi një ngarkesë elektrike dhe një lloj pluhuri karboni të imët tek pjesa e gërryer e armës duke zbuluar shenjat e gishtërinjve. Tashmë policët janë duke e përdorur këtë metodë 4-mujore për të rihapur disa çështje të arkivuara prej vitesh.

32. Atlete të teknologjisë së lartë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shko-lexo.albanianforum.net
 
32 Zbulimet e vitit 2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Neword :: Shkenca dhe Teknologjia :: Te rejat nga Teknologjia-
Kërce tek: