Femrat e bukura kanë prirje për tradhti
Ekspertët kanë treguar se femrat të cilat e kanë të lartë nivelin e hormonit estrogjen janë më pak të kënaqura nga partnerët e tyre dhe për këtë arsye janë më të prira që të tradhtojnë dhe t’i ndërrojnë shpesh meshkujt.
Është interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato.
Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim.
Të njëjtat femra janë pyetur se sa janë të kënaqura me partnerin e tyre dhe a mendojnë për tradhti. Rezultatet kanë treguar se studentet më tërheqëse kishin qenë më të pakënaqura me meshkujt e tyre.